TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Nëntor 2024, 20:51

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, automjeti përplas për vdekje 60-vjeçaren!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë,

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një grua 60-vjeçare.

60-vjeçarja e identifikuar si Hëna Maxhalaku, u përplas për vdekje nga një automjet pranë fshatit Humelicë.

Sipas burimeve, Maxhalaku vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe po ecte në mes të rrugës kur u përplas nga një automjet.

Automjeti drejtohej nga shtetasi M.M., i cili po udhëtonte në këtë aks. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.

Njoftimi i policisë: 

Gjirokastër/Informacione paraprake

Rreth orës 19:50 në aksin rrugor "Gjirokastër - Tepelenë", në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje