TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Nëntor 2024, 15:29

Plagosi rëndë një 40-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi rëndë një 40-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Ai dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një 40-vjeçar qëllimisht me derën e automjetit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Lekaj. Sipas njoftimit të bluve, i lënduar B. Xh., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit.

Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje." njoftoi sot policia.

 

Lini një Përgjigje