TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Nëntor 2024, 12:30

“Ke 120 mijë euro, mbaro punë”/ Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë gruan, dorëzohet në polici avokati i 'kokave' të krimit

Shkruar nga Pamfleti
“Ke 120 mijë euro, mbaro punë”/ Pagoi Nuredin Dumanin
Avokati Alban Bengasi

Avokati Alban Bengasi i cili i ofroi killerit Nuredin Dumani 120 mijë euro që t'i vriste gruan, është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.

Vetëdorëzimi i të pandehurit ndodhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i shtoi dënimin me mbi 3 vite burg pasi kishte fituar lirinë pas kryerjes së dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë me 1 vit e 4 muaj burg vetëm për dhunë në familje.

Bengasi duhet të vuajë sipas Apelit 7 vite burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 4 vite e 8 muaj burg. 

Si ndodhi ngjarja

Sipas SPAK avokati që njihet si mbrojtësi që ka përfaqësuar para drejtësisë persona të njohur të botës së krimit, kishte ofruar 120 mijë euro grupeve kriminale që ti vrisnin bashkëshortën, me pretendimin se e kishte tradhëtuar.

Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku thuhej se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë  dhe u u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.

SPAK zbardhi  rolin e secilit dhe ngjarjen çfarë ndodhi më 30 janar 2020  në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë.

Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës. I bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, Nuredin Dumani. 

Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen B. Bengasi, ditën e ngjarjes.

Dëshmia e Nuredin Dumanit

Nuredin Dumani, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Blerta Ryçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda në Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësisht akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë.

“Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identikitin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër”, rrëfeu ajo.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t’i bënte nder Dumanit sepse pretendonte që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij.

Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsideruar si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, tha ai në dëshminë e tij.

Lini një Përgjigje