
Një sherr mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikës.
Sipas policisë, gjatë një konflikti të ndodhur mes dy personave në Gjirokastër, një 29-vjeçar ka goditur me thikë një 21-vjeçar.
Si pasojë e plagëve, 21-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 29-vjeçarit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Mbrëmjen e sotme, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier, e ka goditur me mjet prerës (thikë).
21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje