TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2024, 11:09

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi shkon me antiplumb në Prokurori: Erdha si turist

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi shkon me antiplumb në
Ruben Saraiva

Portugezi i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria e Lezhës.

Nën masa të rrepta sigurie, Ruben Saraiva u paraqit në antiplumb në prokurori, ndërsa e gjithë godina ruhej me policë.

Në përballjen me prokurorin e çështjes Françesk Ganaj, 28-vjeçari mësohet t’iu ketë qëndruar deklarimeve fillestare, duke thënë se kishte ardhur si turist në Shqipëri dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Nikulaj, ndërsa ka pranuar njohjen me 5 personat e tjerë, Edmond Haxhinë dhe katër britanikët e vënën në akuzë për këtë krim.

Avokati i 28-vjeçarit Kujtim Cakrani thotë se nuk ka asnjë prove të re dhe gjithçka lidhet në kuadër të dyshimeve, ndërsa dhe hetimet përfundojnë brenda muajit dhjetor dhe duhet t’i jepet zgjidhje kësaj çështje.

Marrja në pyetje e Portugezit Ruben Saraiva zgjati rreth dy orë, ndërsa sipas burimeve organi i akuzës është në pritje të ekstradimit nga Britania edhe të pesë shtetasve të tjerë për të mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

28-vjeçari u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin.

 

ruben saraiva vrasja e biznesmenit ardian nikulaj

Lini një Përgjigje