TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Nëntor 2024, 15:33

Lëvizte me armë dhe drogë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me armë dhe drogë në makinë, arrestohet

40-vjeçari Hasan Qazimi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur me armë pa leje  dhe me lëndë narkotike.

Sipas policisë, 40-vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Ai u vu në pranga në një lokal në rrugën “Halit Bega”.

“Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në inteligjencën informative se në një lokal në rrugën “Halit Bega” ndodhej një shtetas i armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Q. (G)., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin H. Q. (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje