TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2024, 11:40

U plagos me 7 plumba, zbardhet emri i shqiptarit që iu bë atentat në Itali

Shkruar nga Pamfleti
U plagos me 7 plumba, zbardhet emri i shqiptarit që iu bë atentat
Foto ilustuese

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në qytetin Giugliano, ndërsa vetë i plagosuri ka deklaruar se ishte viktimë e një grabitje të armatosur.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për shtetasin Roland Lleshi, i cili u qëllua nga dy persona, të cilët po lëviznin me një skuter.

Shqiptari është qëlluar me 7 plumba, të cilat i shkaktuan plagë në këmbë, bark dhe duar.

43-vjeçari u transportua në spital dhe pavarësisht plagëve të shumta, është jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari është i njohur për autoritet italiane, pasi dyshohet se ka qenë pjese e grupeve kriminele të trafikut të drogës dhe armëve.

 

Lini një Përgjigje