
Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit ditën e djeshme në spitalin San Giuliano në Napoli të Italisë me plagë të shumta në trup.
Ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona dhe siç shkruajnë mediat fqinje, shqiptarin kanë tentuar ta grabisin .
43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar.
Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinjë që i janë afruar me skuter.
Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.
Nga hetimet e para të policisë italiane, duket se 43-vjeçari ka qenë viktimë e një tentative grabitjeje nga dy persona të hipur në skuter.
Karabinierët e Giugliano po punojnë për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje