TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 11:29

Policia greke aksion antidrogë, asgjëson 2 mijë rrënjë kanabis në kufirin greko-shqiptar; në kërkim 3 të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Policia greke aksion antidrogë, asgjëson 2 mijë rrënjë

Një aksion antidrogë i policisë greke ka zbuluar përmes dronëve një parcelë me kanabis pranë fushës së fshatit Koshovicë përbri kufirit me Shqipërinë.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet greke asgjësuan 2 mijë rrënjë kanabis, teksa vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e tre kultivuesve shqiptarë.

Sipas informacioneve, autorët që kishin kultivuar kanabisin në territorin grek qëndronin në një kasolle në pjesën shqiptare (në fushën e fshatit Koshovicë).

Ende nuk janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë, anëtarëve të grupit kriminal që merreshin me kultivimin e drogës, kanabis sativa.

Lini një Përgjigje