TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 09:52

Aksident në Rrugën e Kombit, 64-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Rrugën e Kombit, 64-vjeçarja dërgohet në

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Morinë-Kukës”, në Rrugën e Kombit.

Një automjet ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e mjetit tjetër, 64-vjeç.

Mësohet se e plagosura fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Tiranës për ndërhyrje mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje