
Është zbardhur identiteti i 40-vjeçarit që u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Babrru. Viktima është Hajdar Ismailgeci.
Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.
Dyshohet se i ndjeri ka plagë të shkaktuar nga thika.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Uniformat blu po punojnë edhe për të identifikuar autorin/ët e krimit, si dhe për të ndërtuar dinamikën.
Dyshohet se viktima u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë. Megjithatë, do të jetë hetimi që do të përcaktojë saktësisht rrethanat dhe shkaqet.
Ndërkohë, trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Lini një Përgjigje