
Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Kurbin, pasi qarkullonte i armatosur.
Sipas policisë, në muajin dhjetor 2024, Andrea Korriku qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale.
Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.
"Kurbin/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, shtetas me rrezikshmëri shoqërore. Në muajin dhjetor 2024, 22-vjeçari qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale dhe braktisi automjetin, kur pa shërbimet e Policisë.
Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin: -A. K., 22 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje