TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 13:30

Shqiptari thyen arrestin shtëpiak për të trafikuar drogë, kamerat e kapin teksa groposte kokainën në pyll

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari thyen arrestin shtëpiak për të trafikuar drogë,

Një shqiptar 41-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se është i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në zonën e Sienës, në Iali.

Aksioni u krye në pyllin pranë San Gimignanos, aty ku i dyshuari kishte edhe “bazën” e tij të lëndëve narkotikëve. Pas vëzhgimit oficerët zbuluan se ai e fshihte kokainën në vazo qelqi dhe më pas e sistemonte në shkurret e pyllit apo gropa që i hapte posaçërisht.

Në cilësinë e provës materiale u zbulua një sasi kokaine me rreth 200 gramësh, që nëse do të shitej mund të siguronte mbi 10 mijë euro fitime.

Oficerët kishin intensifikuar kontrollet në një zonë të pyllëzuar pranë San Gimignanos, e cila ishte monitoruar edhe në ditët e mëparshme për aktivitete të dyshuara të lidhura me drogën.

Pjesërisht falë përdorimit të një kamerave video, hetuesit dokumentuan lëvizjet e 41-vjeçarit, i cili shkoi në vendngjarje me një furgon. Pasi parkoi automjetin, i dyshuari hyri në pyll për të marrë një kavanoz qelqi të groposur.

Brenda enës, të mbyllur hermetikisht dhe të mbrojtur nga lagështia me oriz, ishin fshehur disa pako kokaine të paketuara në vakum, me një peshë totale prej më shumë se 180 gramë, informon media italiane.

Më pak se 17 gramë kokainë ishte e të fshehur në një pako çamçakëzi. Një kontroll i mëvonshëm i shtëpisë së të arrestuarit në Poggibonsi rezultoi në sekuestrimin e mbi 6,600 eurove në para të gatshme, të cilat hetuesit besojnë se janë të ardhurat e mundshme nga trafikimi i drogës.

Shqiptari ishte i skeduar si kontingjent nga policia italiane, po për drogë, ndërsa ishte në arrest shtëpiak dhe u rikthye në qelitë e burgut për të njëjtën akuzë.

Lini një Përgjigje