TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 13:46

Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë teksa po tentonte arratisjen

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të arratisej nga territori shqiptar.

Sipas policisë, 41-vjeçari me inicialet R. B., ishte në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në një zonë malore të Himarës u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

“Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, të finalizuar disa ditë më parë në Himarë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe kontrolleve të shtuara në kufi, me qëllim ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, kanë kapur në fshatin Kosovicë, Dropull, shtetasin:

• R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin A. N., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, janë shpallur në kërkim në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në territorin e bashkisë Himarë, në një zonë malore, u gjetën 302 bimë kanabisi të kultivuara dhe 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje