TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 14:49

Aksion si skenar filmi në në Tiranë! Merret peng i mituri për lekë, arrestohen autorët

Shkruar nga Pamfleti
Aksion si skenar filmi në në Tiranë! Merret peng i mituri
Merret peng i mituri për lekë

Një ngjarje si skenar filmi ka ndodhur në Tiranë.

Një i mitur është marrë penga nga katër të rinj dhe në këmbim kërkonin 5 mijë euro.

Autori i rastit të parë u kap në flagrancë, teksa i merrte 5000 euro, një shtetasi, për të mos i publikuar video në rrjete sociale, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori.

2 autorët e arrestuar të rastit të dytë i hoqën lirinë një të mituri, me pretendimin se kishte vjedhur para në biznesin e tyre.
Njoftimi i policisë: 

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të indicieve të ardhura te strukturat e Policisë së Tiranës, për raste të kanosjes, për dhënie të shumave të parave:

-specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 18 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 20 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur një 21-vjeçar, për t’iu dhënë 5000 euro, me qëllim mospublikimin në rrjete sociale, të një videoje të tij. 18-vjeçari u kap në flagrancë, teksa i merrte 21-vjeçarit, shumën e eurove, ndërsa për kapjen e 20-vjeçarit, Policia vijon punën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e eurove dhe 3 celularë;

-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan shtetasit S. H., 30 vjeç dhe L. H., 21 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur në automjet, me pretendimin se kishte vjedhur para në subjektin e tyre. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga 2 të arrestuarit, për rastin. Punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

merret peng i mituri për lekë në tiranë

Lini një Përgjigje