TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 20:26

E rëndë në Tiranë, një person gjendet i pajetë në mes të rrugës në Babrru; dyshohet se është vrarë me thikë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, një person gjendet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Babrru, ku person është vrarë me thikë. 

Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”.

Dyshohet se i ndjeri rreth 40-vjeç ka plagë të shkaktuar nga thika.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë, trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia ka dhënë detajet paraprake lidhur me ngjarjen e rëndë.

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“-njofton policia.

Lini një Përgjigje