TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 20:44

Vrasja e 50-vjeçarit në Babrru, policia jep detaje: Viktima ka plagë të shkaktuara nga thika!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 50-vjeçarit në Babrru, policia jep detaje: Viktima ka

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar pak minuta më parë në Babrru, ku një person u gjet i vdekur në cep të rrugës. Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave, i cili ka një plagë të shkaktuar nga një thikë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

“Kamëz/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit“, njofton policia.

Lini një Përgjigje