TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 08:49

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet autori, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me thikë e 40-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Babrru, ku 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme pranë shkollës "Azem Hajdari.

Sipas policisë, autori i ngjarjes Arlind Demushi është arrestuar, ndërsa rezulton se ka kryer krimin në gjendje të dehur. Raportohet se, autori dhe viktima kanë qenë duke pirë alkool së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, konflikt i momentit. Autori e ka qëlluar me thikë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij, ndërsa disa orë më vonë është arrestuar nga policia.

Në momentin e arrestimi, ai ishte në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të merret më vonë në pyetje. Edhe më herët, një ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje