TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 09:35

Plagosën 3 bashkëmoshatarë, dy gjimnazistë arrestohen pas sherrit me thika

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën 3 bashkëmoshatarë, dy gjimnazistë arrestohen pas

Dy të mitur u arrestuar nga Policia e Tiranës, një ditë pasi dyshohet se janë të përfshirë në plagosjen me thika të tre bashkëmoshtarëve, pas një sherri pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën ndërsa i lënduari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Policia vijon hetimet për gjetjen e thikës që është përdorur gjatë sherrit mes 5 adoleshentëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje