Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnje-Berat.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Qerret .Në aksident janë përfshirë dy automjete duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.
Sipas policisë shkak mund të jetë një parakalim i gabuar i drejtuesit të makinës tip Audi duke mos llogaritur kohën, kjo ka sjellë dhe përplasjen me mjetin tip Skoda.
Në automjetin tip Audi ndodheshin dy persona ndërsa në mjetin Skoda ndodhej vetëm drejtuesi.
Nga informacionet e mara pranë spitalit të Lushnjës gjendja e te plagosurve është e stabilizuar.
Lini një Përgjigje