TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 10:21

‘Policia mos lëviz’, momenti i arrestimit të vrasësit Demushi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

‘Policia mos lëviz’, momenti i arrestimit të vrasësit

“Policia mos lëviz”, ishte kjo thirrja që iu drejtua Arlind Demushit, në momentin kur forca të Operacionales, me armë automatike me dylbi, i vunë prangat 38-vjeçarit që dyshohet se është autori i vrasjes së Hajdar Ismailgecit.

Ky i fundit humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në zonën e Babrrusë, si pasojë e plagëve me thikë.

Viktima dhe autori, sipas raportimeve, ishin duke konsumuar alkool, ndërsa nuk dihet se si kanë rrjedhur ngjarjet që çuan në konflikt.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Autori i dyshuar u kap në Durrës, në një banesë, dera e së cilës u hap forcërisht.

Lini një Përgjigje