TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 10:27

Goditet grupi kriminal në Tiranë që menaxhonin hotelin me 48 prostituta, zbardhen emrat e të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Në këtë aktivitet kriminal ishin të përfshirë edhe shtetas shqiptarë, të cilët siguruan akomodimin në Tiranë, shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe menaxhimin financiar të fitimeve përmes kriptovalutave.

Goditet grupi kriminal në Tiranë që menaxhonin hotelin me 48
Goditet grupi kriminal

Një grup kriminal  që trafikonte vajza nga Azia Qendrore dhe Amerika Latine në Shqipëri për t’i shfrytëzuar për prostitucion është goditur nga Policia e Tiranës.

Operacioni është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.

Në fund të këtij operacioni janë dhënë 9 masa sigurie, 7 prej të cilave me burg, teksa në Kolumbi është arrestuar dhe organizatori i rrjetit Lucas Betankur 25 vjeç.

U vunë në pranga në kuadër të operacionit ndërkombëtar shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu.

Po ashtu janë proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni 48 shtetase të huaja, pjesa më e madhe e të cilave ishin akomoduar në një hotel në rrugën “Reshit Collaku”.

Sipas hetimeve, kolumbiani Lucas Betankur kishte rol kyç në rekrutimin e vajzave dhe në koordinimin e udhëtimeve të tyre drejt Shqipërisë. Vajzat detyroheshin të ushtronin prostitucion, shpesh përmes shantazhit dhe kërcënimeve ndaj tyre dhe familjeve të tyre në Kolumbi. Rrjeti funksiononte edhe nëpërmjet platformave online.

Në këtë aktivitet kriminal ishin të përfshirë edhe shtetas shqiptarë, të cilët siguruan akomodimin, shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe menaxhimin financiar të fitimeve përmes kriptovalutave. 

Reagimi i prokurorisë:

Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çuan në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin të qenieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion nëpërmjet platformave online ‘eskort’.

Operacioni, i cili u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.846, 2025, u  realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST u lëshuan 19 masa sigurie, 9 të cilat u ekzekutuara në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme.

Hetimet zbuluan se shtetasi L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi gjatë ditës së operacionit), kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e vajzave bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt.

Ndërkohë, shtetasi D.S., bashkëpunonte ngushtë me shtetasin L.B. në sigurimin e kushteve logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit. Një nga të arrestuarit, shtetasi K. P., mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e L. B.

Një nga të arrestuarit, shtetasi I. G., kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, duke e shndërruar në vend për ushtrim prostitucioni nga vajzat e trafikuara. Në këtë hotel shfrytëzoheshin për prostitucion disa shtetase me origjinë nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel. Ndërkohë që shtetasi D. B. sigurohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.

Operacioni u mundësua me mbështetjen e Wester Balkans Criminal Justice projekt i Eurojust (WBCrimJust) në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisiplinary Platform Against Criminal Threats)  dhe EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against  Migrant Smuggling and Traficking in Human Beings in the Western Balkans).

goditet grupi kriminal

1 Komente

  1. T
    Toni

    Dmth me 48 prostuituta hoteli duket te kete dekade qe funksionon "nen hunden' e shtetit e policise. Hajde shtet hajde njera ana e nga ana tjeter kur nuk ka pune e pagese normale njerezia transformohen ne minj kanalesh.

    Lini një Përgjigje