TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Tetor 2025, 11:12

Vrasja e Edmir Bregut, SPAK: Astrit Avdylaj pagoi dy vrasës, njëri u ekzekutua në Durrës (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Edmir Bregut, SPAK: Astrit Avdylaj pagoi dy vrasës, njëri u

Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj.

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i djeshëm i SPAK që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut.

Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut në 2021 në Durrës, ngjarje që u zbardh një ditë më parë nga SPAK. Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. 

Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip "Seat". Autorët nuk dihen ende por policia ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në ngjarje. Dy janë vënë në pranga, Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, të cilët akuzohen se kontrabanduan automjetin që u përdor nga autorët.

Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Dy të tjerët, një shqiptar dhe një maroken, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes së rëndë me akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen. 

Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, 32 vjeç, ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

Si ndodhi vrasja: 

SPAK, ka ndjekur rrjedhshmërinë e kodeve “Q1CTJT” që përdorej nga Aldo Avdyli dhe kodin “TEDV40”, që përdorej nga Astrit Avdyli, ku përmes bisedave në aplikacioknin “Sky”, është kuptuar se këto personazhe kanë organizuar dhe urdhëruar vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut në 21 janar 2021 në Durrës.

Pjesë e kësaj vrasje, sipas SPAK është dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, i cili besohet se ka pasur rolin e ndihmësit në këtë vrasje.

SPAK ka sqaruar se vrasja është kryer për qëllime hakmarëse për shkak se grupi i Avdylajve, kishte zbuluar më parë se Edmir Bregu, kishte planifikuar dhe tentuar për të vrarë Aldo Avdylin.

Kaq ka mjaftuar që Avdylët të organizojnë vrasjen e Bregut, teksa ai kishte ardhur nga Italia në Durrës, për të kaluar festat e fundvitit. Vrasja e Bregut është realizuar përmes dy personave Alfred Doka dhe Ermir Dedja, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.

vrasja e edmir bregut

Lini një Përgjigje