
Nuk ndalen krismat e armëve në këtë fillimviti. Pas atentatit paradite në Shkodër dhe të shtënave në Vlorë, ka ndodhur një plagosje në qytetin e Fierit.
Një 40-vjeçar është qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është identifikuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier”, njoftoi policia.
Mësohet se 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje