TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 17:42

Sherri masiv në Sarandë, Gjykata lë në qeli dy efektivë policie (Detajet)

Shkruar nga Pamfleti

 

Sherri masiv në Sarandë, Gjykata lë në qeli dy efektivë

Dy prej efektivëve të policisë të përfshirë në sherrin masiv që ndodhi në Sarandë mbrëmjen e së premtes do të qëndrojnë në qeli, ndërsa për të tjerët u vendos masa ‘detyrim paraqitje’.

Alvaro dhe Inklid Sulejmani do të duhet të qëndrojnë në paraburgim pasi gjykata e Sarandës i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në sherrin masiv që ndodhi mbrëmjen e së premtes u përfshinë 4 punonjës policie.

Sipas dëshmive, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar, gjuajtur me sende të forta. Madje ka pasur dhe të shtëna me armë.

Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa policia arrestoi 4 punonjës policie: Alvaro Sulejmani dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre. Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Personat e përfshirë në sherr janë:

Punonjës policie:

Alvaro Sulejmani,

Inklid Sulejmani,

Mihal Sulejamni,

Ergis Sulejmani

Shtetas:

Kejvi Sulejmani,

Shemsho Sulejmani,

Delars Duka,

Kristjan Xhaferri.

Enea Nexhipi,

Albion Nexhipi

Igli Duka,

Beqir Çoçka

 

 

 

 

Lini një Përgjigje