TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 14:13

Aksident në Korçë, motomjeti del nga rruga; plagoset drejtuesi dhe pasagjerja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Korçë, motomjeti del nga rruga; plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Korçë. Policia njofton se një 37-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.

"Rreth orës 13:15, shtetasi E. H., 37 vjeç, duke drejtuar një motomjet, si shkak i humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. I., pasagjere në motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcakruar shkakun e aksidentit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje