Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.
Mësohet se një automjet tip “Benz” që drejtohej nga një 70-vjeçar është përplasur me biçikletën që lëvizte një shtetas rreth 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje