TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 09:56

Shenjat e plumbave në derën e makinës/ 33-vjeçari u qëllua me kallashnikov, autorët e ruajtën viktimën dhe e ekzekutuan sapo doli në rrugë

Shkruar nga Pamfleti

Shenjat e plumbave në derën e makinës/ 33-vjeçari u

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ku mbeti i vrarë në Shkodër.

Mësohet se ndaj Ramazan Matajt është qëlluar disa herë me breshëri dhe kjo shihet qartë nga dera e automjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonte. Në drejtim të tij është qëlluar me breshëri kallashi nga të dyja krahët e makinës, çka do të thotë se janë të paktën 2 autorë qitës.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov. Ndërkohë, policia e Shkodrës nuk e njeh si njeri problematik brenda vendit, as atë dhe as familjarët.

Ishin banorët e zonës që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje