TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 09:23

Vrasja në Shkodër, flet babai i viktimës: Nuk kam dijeni!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shkodër, flet babai i viktimës: Nuk kam dijeni!

I ati i 33-vjeçarit Ramazan Mata, i cili u gjet i pajetë brenda makinës nga banorët e zonës, ka folur lidhur me krimin.

Në deklaratën e parë për policinë, babai i viktimës, Fatmir Mata, tha se nuk e di arsyen e vrasjes së djalit. Ai shprehet gjithashtu se së dijeninë e tij, Ramazan Mata nuk ka pasur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë dhe se nuk ka qenë aspak person problematik.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, tha i ati i viktimës.

Lini një Përgjigje