
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjet.
Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip “Benz”, ndërsa shofer ishte Ramazan Mataj. 33-vjeçari, banues në Dragoç të Shkodrës u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
I riu u gjet i pajetë nga banorët e zonës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Ramazan Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje