TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 19:40

U kap me 30 doza kokainë gati për shitje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 30 doza kokainë gati për shitje, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet një sasi droge në makinën me të cilën ai udhëtonte.

Operacioni antidrogë nga Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Perugia arrestuan në flagrancë  44-vjeçarin. Pas kontrollit në automjetin e shqiptarit, policët italianë gjetën në makinën e tij 30 doza me kokainë të fshehura në vende të ndryshme.

Gjithashtu në kontrollin e mëvonshëm në shtëpinë e shqiptarit, karabinierët gjetën materiale paketimi, tre telefona celularë si dhe rreth 900 euro para në dorë, me gjasë të ardhura nga aktivitetet e shitjes së drogës.

Gjyqtari i Gjykatës së Perugias ka vleftësuar arrestin, duke i vendosur shqiptarit masën e sigurimit të detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore.

Lini një Përgjigje