TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 19:11

Operacioni anti-drogë në Romë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar; ja çfarë e tradhtoi

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni anti-drogë në Romë, arrestohet 25-vjeçari

Një shqiptar u arrestua nga policia në Romë, gjatë një operacioni kundër shpërndarësve të narkotikëve.

Shqiptari 25-vjeçar u arrestua në Tor Vergata, teksa po drejtonte një automjet të marrë me qira.

Sjellja e çuditshme e shqiptarit tërhoqi vëmendjen e agjentëve të policisë që e ndalën dhe ushtruan kontroll personal dhe në automjetin e tij.

Atij iu gjetën 50 doza krak me peshë rreth 15.5 gram. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 19 mbështjellës të tjerë me peshë 433.5 gram të së njëjtës lëndë, 42 gram kokainë dhe 13.5 hashash, të ndara në 4 mbështjellës, si dhe shuma e parave prej 1590 euro, që mendohet se janë të ardhura nga veprimtaria e mëparshme e trafikut të drogës.  

Lini një Përgjigje