
Zbardhen detaje se si dy shqiptarët Lefter Toçi dhe Romeo Qosja u arratisën nga burgu në Greqi.
Ata kishin marr një leje 5-ditore për sjellje të mirë. Ata e shfrytëzuan lejen dhe pas 4 ditësh u rikthyen në qeli. Si duket jashtë burgut e kishin thurur mirë planin e arratisjes. Zhdukja e tyre është vënë re në orën 21:00 të së enjtes mbrëma, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të policisë.
Kontrollet në dhomën e tyre ishin të kufizuara në disa herë në ditë, gjë që ndoshta kontribuoi në suksesin e arratisjes.
Autoritetet greke u mobilizuan menjëherë për gjetjen e të arratisurve, pasi konsiderohen tejet të rrezikshëm për shkak të së shkuarës kriminale. Në hetim janë përfshirë forcat speciale të Policisë dhe ekipet e zbulimit.
Dënimet e tyre përfshijnë dënime shumëvjeçare, si dhe të përjetshme, por pavarësisht kësaj, ata ishin vendosur në Burgje Rurale, ku siguria është mjaft e dobët.
Lini një Përgjigje