TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 13:00

Publikohen fotot kush janë dy shqiptaret që humbën jetën nga aksidenti tragjik në lumin Vardar

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen fotot kush janë dy shqiptaret që humbën jetën nga
Dy të rejat nga familja Asllani që vdiqën në lumin Vardar

Këto janë dy të rejat nga familja Asllani që vdiqën tragjikisht në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot u mbajt edhe ceremonia e varrimit për viktimat e familjes Arsllani që vdiqën tragjikisht në lumin Vardar, afër Shkupit ka tronditur vendin.

Në makinë ka qenë edhe një person tjetër, familjar i viktimave – teksa fëmija që ndodhej po ashtu në makinë shpëtoi.

Të enjten Maqedonia e Veriut u trondit nga aksidenti tragjik afër Shkupit, ku një makinë në të cilën ndodheshin pesë persona, doli nga rruga dhe ra në lumin Vardar.

Katër persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shpëtoi mrekullisht fëmija rreth moshës 5-vjeçare.Viktimat që u aksidentuan tragjikisht janë nga familja Arsllani, nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.

Autoritetet maqedonase po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit, teksa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje