TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 12:16

Akident në aksin Pogradec- Qafë Thanë, plagoset familja me 4 anëtarë

Shkruar nga Pamfleti

Akident në aksin Pogradec- Qafë Thanë, plagoset familja me 4

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hundënisht.

Në aksident janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindërit dhe dy fëmijë nga Lushnja.

Të gjithë të plagosurit janë pjesë e një familjeje dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit. Sipas burimeve nga vendngjarja, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaktarët kryesorë të aksidentit. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

akident në aksin pogradec- qafë thanë plagoset familja me 4 anëtarë

Lini një Përgjigje