TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 15:14

Grushta, shkelma dhe të shtëna me armë/ Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë ku u përfshinë edhe 4 policë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Grushta, shkelma dhe të shtëna me armë/ Publikohen pamjet nga

Dy ditë më parë në fshatin Gjashtë të Sarandës ndodhi një sherr masiv, ku u përfshinë edhe 4 punonjës policie.

Ndërkohë sot janë publikuar pamjet e asaj që ka ndodhur rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, pranë një restoranti.

Nga pamjet e publikuara duket një person, i veshur me uniformën e policisë, që sipas njoftimit zyrtar nga Policia, identifikohet si Alvaro Sulejmani, i cili përdori armën e shërbimit.

Sipas dëshmive, dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi drejtonin një biznes të makinave me qira. Polici Alvaro Sulejmani i kishte një borxh lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë duke dhunuar, gjuajtur me sende të forta. Madje ka pasur dhe të shtëna me armë.

Dy vëllezërit Albion dhe Enea Nexhipi janë dëmtuar me sende të forta por janë jashtë rrezikut për jetën informoi policia një ditë më pas, ndërsa policia arrestoi 4 punonjës policie: Alvaro Sulejmani dhe 2 vëllezërit Inklid dhe Mihal Suljmani si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre. Në pranga kanë rënë dhe 4 shtetas të tjerë ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar:

Punonjës policie:

Alvaro Sulejmani,

Inklid Sulejmani,

Mihal Sulejamni,

Ergis Sulejmani

 

Shtetas:

Kejvi Sulejmani,

Shemsho Sulejmani,

Delars Duka,

Kristjan Xhaferri.

 

Të ndjekur në gjendje të lirë:

Enea Nexhipi,

Albion Nexhipi

Të shpallur në kërkim:

Igli Duka,

Beqir Çoçka

Lini një Përgjigje