TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 08:39

Vrasja në Shkodër, identifikohet i riu që u gjet i pajetë në automjet

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shkodër, identifikohet i riu që u gjet i pajetë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër, ndërsa viktimë ka mbetur një person...

Është identifikuar viktima i cili u gjet i vrarë në një automjet në Shkodër. Dyshohet se ai është Ramazan Mata, rreth moshës 33-vjeç nga fshati Dragoç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është gjetur i pajetë nga banorë të zonës brenda në makinë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët e kësaj vrasjeje.

Momentalisht nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e krimit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga uniformat blu.

 

Lini një Përgjigje