TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 22:03

Zjarr i përmasave të mëdha në Pogradec, evakuohen banorët e zonës; zjarrfikësit në luftë me flakët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i përmasave të mëdha në Pogradec, evakuohen

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit. Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë shpërthyer në një nga shtëpitë kolektive, duke krijuar panik te banorët e zonës.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut për përhapje, policia po evakuon edhe banorët e tjerë të ndërtesës.

Zjarrfikësit e Pogradecit janë duke punuar intensivisht për shuarjen e një zjarri të madh që ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit. Për shkak të përmasave të flakëve dhe rrezikut të përhapjes, në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga bashki të tjera, për të ofruar mbështetje shtesë.

Ndihma e zjarrfikësve të tjera është e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth, pasi flakët janë të mëdha dhe rrezikojnë ndërtesa kolektive.

Familjarët që ndodheshin në banesën e përfshirë nga zjarri kanë arritur të dalin të sigurt. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.

Lini një Përgjigje