
Një person është ekzekutuar me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Mësohet se 33-vjeçari Ramazan Mata është gjetur i ekzekutuar me armë në automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës. Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar nga jashtë makinës.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen apo identitetin e personit të ekzekutuar dhe autorit.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje