TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 09:46

U vra me armë zjarri në Shkodër, publikohet fotoja e 33-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

U vra me armë zjarri në Shkodër, publikohet fotoja e

Publikohet fotoja e 33-vjeçari Ramzan Meta i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në automjetin e tij.

Mësohet se drejt automjetit të tij tip “Bez” është qëlluar disa herë me breshëri. Sipas policisë, autorët e kanë pritur gjatë natës 33-vjeçari, ndërsa e kanë ekzekutuar kur doli në rrugën kryesore të fshatit.

Bëhet me dije se viktima ishte kthyer nga Belgjika, ndërsa kishte jetuar atje për gati 1 vit. Policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa 33-vjeçari është gjetur nga banorët e zonës. Viktima është qëlluar me automatik kallashnikovi duke mbetur i vdekur në vend.

Babai i Ramazan Mata, Fatmir Mata, ka folur në polici pasi i biri u gjet i vrarë në makinën e tij. Ai ka deklaruar se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik.

“Për herë të fundit folëm në orën 22:00 dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur”, tha ai.

Lini një Përgjigje