
Xhaxhai i 33-vjeçarit Ramazan Mata, Naim Mata ka folur lidhur me ekzekutimin e nipit të tij.
33-vjeçari Ramazan Mata u ekzekutua në zonën e Dragoçit, në Postribë, brenda në automjetin e tij. I riu ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur ndaj tij është hapur zjarr.
Xhaxhai i viktimës. Naim Mata u shpreh se nipi i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
“Punonte në Malin e Zi si mjeshtër. Para afro një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Ka punuar në Ulqin në ndërtim. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë pasur gjendjen ekonomike të mirë”, tha xhaxhai.
Lini një Përgjigje