TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2025, 17:12

Fshehu 20-vjeçarin në bagazhin e makinës dhe tentoi ta kalojë në Maqedoni, kapet në kufi drejtuesi i mjetit

Shkruar nga Pamfleti

Fshehu 20-vjeçarin në bagazhin e makinës dhe tentoi ta

Një 25-vjeçar nga Prrenjasi u arrestua nga Policia Kufitare në Qafë Thanë, pasi tentoi të ndihmonte një 20-vjeçar të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e makinës së tij tip “BMË”.

Gjatë kontrollit të automjetit, në vijën e dytë të pikës kufitare, u zbulua i fshehur shtetasi 20-vjeçar, i cili po tentonte të kalonte kufirin jashtë rregullave. Në përfundim të hetimeve, drejtuesi i automjetit, M. Ç., u arrestua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa 20-vjeçari, A. B., u procedua në gjendje të lirë për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Policia sekuestroi një automjet dhe dy telefona celularë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje