TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2023, 22:24

“Nuk kemi më shpresa për t’i gjetur gjallë”, miku i Sulovarit: Trupat e tyre mund të jenë në Qafë Botë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kemi më shpresa për t’i gjetur gjallë”,

Altin Gjini miku i Fatmir Sulovarit i cili prej gati një muaj është shpallur i zhdukur së bashku me Leonard Thodhori i njohur si “Koçolja”, tha se shpresat për t’i gjetur të gjallë dy të zhdukurit janë shuar.

Me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Review”, në “Euronews Albania”, ai shtoi se ka dyshime se trupat e tyre mund të jenë në diku afër zonës së Qafë Botit, pasi sipas tij, personi me të cilin ka pasur konflikt Koçolja, jetonte afër asaj  zone.

Miri ka hyrë në makinë me mirëbesim. Atje ku i kanë çuar i kanë çuar me mirëbesim dhe dyshohet se janë humbur në Qafë Botë. Aty është një kthesë që nga një anë shkon në Ksamil, nga ana tjetër për Qafë Botë. Nga biseda me njërin që ka njohur dhe Koçolen, personi që ka pasur këtë konfliktin për pronën ka qenë nga kjo zonë”, tha për Euronews Albania Altin Gjini.

zhdukja sulovarit koçoles sarandë

Lini një Përgjigje