TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2023, 21:01

Zbardhen detajet si ndodhi vrasja e shqiptares në Itali, 28-vjeçarja e proceduar për tregti droge

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detajet si ndodhi vrasja e shqiptares në Itali, 28-vjeçarja
Vendi ku ndodhi krimi

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçares shqiptare në Itali. Danjela Neza u vra nga ish- i dashuri i saj, Safayou Sow, me origjinë nga Guinea. Sipas mediave italiane, ata kanë pasur një histori dashurie mes tyre, por ishin ndarë. I riu ka kërkuar të ktheheshin bashkë, por vajza ka refuzuar dhe ka pasur debate mes tyre.

Më pas ai ka shkuar te makina, ka marrë pistoletën dhe e ka qëlluar dy herë duke e lënë të vdekur në vend.

Sow, punonte në kuzhinën e një restoranti në Darsena. Danjela, banore e qytetit Torretta, ishte gjithashtu e punësuar në sektorin e restoranteve, me sa duket në të njëjtin vend me vrasësin. 27-vjeçari nuk rezulton me precedentë, por vajza shqiptare ka precedentë për krime kundër pronës dhe për tregtinë e drogës. Po ashtu ajo ka pasur përplasje dhe me një tjetër person më herët dhe ka marrë vërejtje nga policia lokale.

 

vrasje itali

Lini një Përgjigje