TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2023, 11:04

Vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër, lihet në burg 34-vjeçari Lekë Vuksani

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Petrit Vuksanit në Shkodër, lihet në burg
Petrit Vuksani dhe Lekë Vuksani

34-vjeçari Lekë Vuksani, është lënë nën masën arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës, pas akuzohet se ka vrarë pronarin e banesës që kishte marrë me qira, 51-vjeçarin Petrit Vuksani.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj në lagjen Skëndërbeg në Shkodër, ku autori pas një konflikti për qiranë dhe pagesat e faturave të energjisë elektrike me pronarin e banesës e ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Bëhet me dije se në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati i tij mbrojtës.

Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.

petrit vuksani burg leke vuksan vrasje

Lini një Përgjigje