Pas premtimin që u dha kryepolici Muhamet Rrumbullaku familjarëve të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në takimin që patën në Tiranë, Policia e Shtetit ka kërkuar nga homologët e Kosovës qenë të specializuar për kërkimin e kufomave të 2 personave të zhdukur në Sarandë. Lajmi është konfirmuar nga burime të “Report Tv”. Familjarët janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe dyshojnë se varrosur. Kërkimet janë përqendruar në 4 fshatra, Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe në fshatin Xarrë në Sarandë.
Por kjo nxjerr dhe një herë në pah faktin se policia nuk ka qen. Edhe kur ndodhi tërmeti u sollën qen nga Kosova, pasi autoritetet te ne kanë dështuar në këtë aspekt.
Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.
Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.
Lini një Përgjigje