TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2023, 16:48

E rëndë në Itali, vritet me armë zjarri 28-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali, vritet me armë zjarri 28-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Savona të Italisë, pasi një vajzë shqiptare është vrarë me armë zjarri.

Viktima është Danjela Neza, 28 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes është 27 vjeçari Sefayou Soë i cili ka marrë në telefon policinë pas ngjarjes duke i njoftuar për krimin e rëndë që kishte kryer. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës në vendngjarje, e reja shqiptare nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë.

“Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”, tha ai.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre. Mes tyre ka pasur një histori dashurie. Ai tha se pas debatit që  përfundoi në përfundimin e lidhjes së tyre dhe ofendime ka marrë armën nga bagazhi i makinës së tij dhe e ka qëlluar ish të dashurën duke i shkaktuar vdekjen.

itali vrasje

Lini një Përgjigje