TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2023, 21:49

Zhdukja e dy të rinjve në Sarandë, gazetari: Janë gjetur gjurmë në dy vende, krim perfekt ishte ai i zhdukjes së Vis Martinajt

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e dy të rinjve në Sarandë, gazetari: Janë gjetur

Gazetari Ferdinand Dervishi duke komentuar zhdukjen e dy të rinjve në Sarandë, zbuloi disa detaje të reja rreth hetimit që po bëhet për këtë ngjarje.

I ftuar në emisionin “Rewiew” në “Euronews Albania”, Dervishi tha se janë gjetur gjurmë në dy vendngjarje ku dyshohet se janë mbajtur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Ai tha se nuk mund të kemi një krim të përkryer pasi Saranda nuk njihet për kultivim kriminal, ndërkohë shtoi se krim i përkryer është ai i Ervis Martinaj, që nuk është lënë asnjë gjurmë pas.

Në Sarandë nuk mund të kemi një krim të përkryer, sepse nuk njihet Saranda dhe grupet e Sarandës për një kultivim kriminal. Siç po shihet në këtë histori të zhdukjes nuk kemi një krim të përkryer.

Kemi dy vendngjarje që janë zbuluar nga policia, ku janë mbajtur viktimat, në të dyja janë gjetur gjurmë, dyshohet se janë gjetur gjurmë, të cilat po krahasohen. Pra nuk është një krim i përkryer, krim i përkryer është ai i Ervis Martinaj ku nuk ke asgjë”, tha Ferdinand Dervishi.

sulovari koçole sarandë zhdukja

Lini një Përgjigje