TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2023, 21:17

Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit në Sarandë, eksperti: Thirrja e familjarëve për të gjetur trupat, mesazh i koduar

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit në Sarandë, eksperti: Thirrja e

Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi, duke analizuar zhdukjen e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë, tha se deklaratat e familjarëve ku kërkojnë vetëm trupat e viktimave ka një mesazh me kod, që sipas tij do të thotë që “ju na gjeni viktimat se çështjen e zgjidhim vetë”.

I ftuar në emisionin “Review” në “Euronews Albania”, ai shtoi se është e pafalshme për autoritet tona që të zhduken pa lënë gjurmë, dy persona në një qytet si Saranda ku ka vetëm dy hyrje-dalje.

Po të vësh re intervistën e familjarëve, ajo që kuptohet është që ata kërkojnë vetë trupat, pasi punën do ta zgjidhin vetë. Ata nuk kanë humbur besimin nga shteti.

Të rrëmbehen dy persona në një vend të qetë si Saranda dhe që nuk ka shume hyrje dalje është e çuditshme.

Zhgënjimi i familjarëve është normal dhe mund ta rëndosh policinë dhe më shumë se duhet. Doja të thoja që është e pafalshme që dy qytetarë të zhduken në një qytet kaq të thjeshtë me dy hyrje dalje.

Familjarët dhanë një mesazh me kod, që na gjeni viktimat se me të tjerat merremi vetë”, tha Rexhepi.

sarandë zhdukja sulovarit koçoles

Lini një Përgjigje