TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 14:08

Ngjarje e rëndë në Mirditë, 38 vjeçari goditet nga kova e fadromës dhe humb jetën 

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Mirditë, 38 vjeçari goditet nga

Një aksident i rëndë në punë u shënua ditën e sotme në fshatin Tarazh të Mirditës.

38 vjeçari Arbër Caka humbi jetën, pasi u godit nga kova e fadromës. Policia është nisur në vendin e ngjarjes.

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .

Lini një Përgjigje